Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në prezantimin e strategjisë për Ballkanin Perëndimor, tha se Shqipëri dhe Mali i Zi janë 100% në përafrim në rrugën e BE-së, por që ka ende punë për të bërë, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj, BE do të ketë anëtarë të rinj dhe se në gjashtë muajt e parë të viti do të jenë moment historike për këtë pjesë të Evropës.
Ajo ka deklaruar se pret që deri më 2025 shtetet e këtij regjioni të bëhen pjesë e Unionit, por se i pret punë e madhe në disa fusha, sidomos në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar, por nuk ka folur për Kosovën.
Mogherini shtoi se Komisioni vlerëson të gjitha vendet në mënyrë të drejtë dhe objektive në bazë të meritave të tyre dhe në shpejtësinë në të cilën ato arrijnë përparim.
Përderisa në raport thuhet se se Kosova ka një mundësi për progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe për të avancuar në rrugën e saj evropiane, sapo të lejohen rrethanat objektive.
“Ballkani Perëndimore është gjeografikisht pjesë e Evropës. Ne kemi arritur rezultate që kanë qenë të pamundura të mendohen. Tregtia jonë është duke u rritur, siguria. Shqipëria dhe Mali Zi janë 100% të përafruara me BE. Kjo strategji jep një perspektive të ndarë për secilin prej 6 partnereve tanë sipas meritave. Kemi parë shumë reforma që janë në vazhdim e sipër në rajon, që popujt. Ka pasur shumë bisedime lidhur me një datë. Ky nuk është afati i fundit, teksti i strategjisë është shumë i qartë”.
“Sot jo vetëm që kemi aprovuar strategjinë por kemi hapur një rrugë ku gjatë muajve të ardhshëm do të kemi një rrugë më të qartë. Këtu përfshihen sundimi i ligjit dhe shumë fusha tjera. Është shumë e rëndësishme sidomos për popullatën e re të rajonit. Muaj të në vazhdim do të jenë një pikë që do të bëjnë ndryshimin apo një kthesë historike”.
“Siç thekson strategjia, BE në të ardhmen do të ketë anëtarë të rij, dhe jemi duke u bërë gati për këta, muajt e parë të vitit do të jenë ambicioz, përparimi i shteteve do të bëhet e pathyeshme. Do t’i sjellim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE”.
Kur u pyete nga gazetarët, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi ajo tha se pret që të dy palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, raporton EO.
“Jam i inkurajuar që dy presidentët(i Kosovës dhe i Serbisë) kanë nisur një fazë të re, që con drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, që mund të ketë përfundim të suksesshëm, nëse ka përkushtim”.
“Kemi shumë punë para nesh. Unë pres që ky do të jetë një çast pozitiv dhe që do të ofrojë optimizëm, shpresoj që ata do t’i kryejnë detyrat e shtëpisë edhe ne do t’i kryejmë detyrat e shtëpisë”.