Qeveria në detyrë mori një sërë vendimesh për shpronësime në mbledhjen e kësaj të premte. Ndonëse në kohë fushate, megjithatë, ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se këto vendime nuk lidhet me fushatën elektorale, raporton Ekonomia Online.
“Mbledhja e qeverisë bëhet sepse qeveria është në detyre. Kjo nuk ka të bëjë me fushatë, këto janë vendime që hapin rrugën për shumë projekte infrastrukturore. Nuk shoh se pse kjo duhet të ndërlidhet. Kjo mund të lidhet me komunat, po ne si qeveri vazhdojmë punën tonë”, tha Murati në konferencën për media që pati pas mbledhjes së Qeverisë.
