Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, gjatë replikës në Kuvendin e Kosovës për deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i tha këtij të fundit se ka qenë një vit pjesë e SHIK-ut, raporton Ekonomia Online.
Molliqaj tha se pak ditë para se ai të largohet nga LVV ka kuptuar që Glauk Konjufca kishte qenë 1 vit pjesë e ShIK-ut.
“Meqë Glauku flet per sinqeritet e ftoj atë me marrë guximin e me kallxu qysh 1 vjet ditë ka qenë në SHIK. Unë e kam marrë vesh prej Glauk Konjufcës. Kur ka qenë Glauku në SHIK nuk ka qenë në VV. Problemi është se nuk ka pas guxim me thënë që ka punu në SHIK”, tha Molliqaj.
Ndërsa Konjufca tha se ai do i pranon akuzat veç nëse Molliqaj ka argumente për këtë.
“I pranoj pretendimet e Daardanit, veç nëse ka argument”, tha Konjufca.