Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Kurti po i sjellë projektet e vjetra të Kosovës, por duke i ricikluar ato.
Ai tha se ato çka solli në jetë Kurti janë fantazmat e vjetra që refuzoi dikur Kosova.
“Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner (SHBA), Ischinger (EU) dhe Harcenko (Rusi) propozimi i dy Gjermanive – 2007), e edhe më kritike ndaj tyre ishte VV-ja, SOT është pozicioni bazë i kësaj të fundit. Modeli i dy Gjermanive zbret në Kosovë, në formën e tij të zbehur. Humbjet na shpallen fitore, sepse pushteti prej 50.28% manipulon faktet”.
Në këtë konkteskt, Molliqaj tha se mosnjohja normalizohet, Asociacioni formohet, konflikti spostohet dhe se problemi thellohet.