Deputeti i Grupit të deputetëve të pavarur, Dardan Molliqaj, ka thënë se përgjegjës për deportimin e gjashtë shtetasve turq, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, presidenti Thaçit i ka bërë favor atij turk dhe po e fut Kosovën në rrugë pa kthim. Tutje ai tha se zgjedhja e Thaçit president i ka shkartuar dëme vendit.
Molliqaj shtoi se po kërkojnë që të mbahen zgjedhje në mënyrë që kjo qeveri e papërgjegjshme sipas tij, të rrëzohet.
Madje ai ka kërkuar përgjegjësi dhe informacione nga qeveria, ngase Molliqaj thotë se heshtja e bënë fajtore të deportimit.
“Personi që ka pas dijeninë dhe është dakord me këtë është z.Thaçi. Publikisht na ka treguar se unë e kam marr këtë vendim. E kemi një njeri në krye, që nuk priton të ju shërbejë të tjerëve për përfitime të veta. Jam i bindur që Hashim Thaçit i ka bërë favor Erdoganit dhe po e fut Kosovën në rrugë pa kthim”.
“Po kërkojmë zgjedhje, kjo qeveri nuk është dashur me u zgjedh hiç. Hashim Thaçi nuk është president i republikës së Kosovës, është president me votat e këtij Kuvendi dhe jo votat e qytetarëve. Është mirë që sot ka ndërruar qëndrim. Më mirë që sot jemi kundër tij sepse me vazhduar me mbështet, edhe duhet me pranuar se i kemi bërë dëm me zgjedhjen e tij”.
“Veprimet e Qeverisë të Kosovës kanë qenë edhe të pakta edhe të mangëta, qeveria nuk e ka guximin me u ballafaqur me këtë problem por duhet me u ballafaquar me presidentin. Presim nga Qeveria të na qartëson këtë situatë, ose përndryshe është pjesë e kësaj ngjarje në heshtje”.