Molliqaj i zhgënjyer pse Kurti, Haxhiu e Sveçla abstenuan për takim të përbashkët me GP

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 19:21 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se është tepër i zhgënjyer që Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro iniciativës për takim të përbashkët të Grupit Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kriza në parti.

Ai ka thënë se vendimi i Kryesisë për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar është një lajm shumë i mirë për Vetëvendosjen, transmeton Koha.net.

Ky është postimi i plotë i Molliqajt në Facebook:

Lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit tanë vendimi i djeshëm i Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë, takim ky në të cilin padyshim se do të marrë pjesë.

Falënderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë iniciativë në të mirë të Lëvizjes. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i tejkalojmë problemet që kemi.

Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme