Molliqaj: Sot në Bruksel, Kosovës iu bën edhe dy dëme të pariparueshme

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, sot në Bruksel, Kosovës iu kanë bërë edhe dy dëme të pariparueshme nga kryeministri Albin Kurti.

Së pari, ai thotë se “Kosova u barazua me Serbinë, duke u trajtuar si dy palë të barabarta në krimet që janë kryer në vendin tonë”. Kurse dëmi i dytë për Molliqajn është pranimi i termit persona “të zhdukur me forcë” në vend të “të zhdukur me dhunë”.

“Pranimi i termit persona “të zhdukur me forcë” në vend të atij “të zhdukur me dhunë” (që është term juridik i pranishëm në konventat kundër krimeve të luftës), shfajëson Serbinë si
shtet nga përgjegjësia për zhdukjen e personave të pagjetur”, shkroi ai në Facebook.

Të ngjashme