Momente paniku, harroi pa ngritur frenat e dorës, makina rrëshqet nga kodra

| 13 Kor 2020 | 20:02 | Nga

Një burrë në Rusi, kishte harruar pa i ngritur frenat e dorës makinës së tij, e cila ndodhej mbi një kodër, si rrjedhojë makina vazhdon të zbresë me shpejtësi poshtë, duke rrezikuar disa familjarë të cilët po bënin piknik.

Në videon e bërë virale, shikohet shoferi duke qëndruar pranë makinës dhe duke e mbajtur atë me duar, në mënyrë që të mos zbriste poshtë kodrës. Në një moment forca e tij shteroi dhe makina filloi zbritjen, duke rrezikuar disa familje, të cilët ndodheshin aty për piknik.

Nga ky incident, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por disa persona rrezikuan së tepërmi të përplaseshin nga makina.

https://youtu.be/mGxYrDRoJyw


Të ngjashme