Momentet e vrasjes së dy të rinjve te parku i kryeqytetit

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 12:41 | Nga

Janë publikuar pamjet e para të vrasjes e cila kishte tronditur kryeqytetin një muaj më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Parkun e qytetit të Prishtinës, humbën jetën dy të rinj.

Në videon e siguruar nga Indeksonline, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj.

I dyshuari edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social Facebook.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se hetimet për këtë rast ende janë duke vazhduar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme