Derisa ish-krerët e PDK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjenden në Hagë, përgjegjësia e drejtimit të partisë i mbeti Enver Hoxhajt.
Dhe bartja e kësaj përgjegjësie s’ishte e vetmja. Ai u bë edhe bartës liste në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.
Në gati gjithë qytetet e Kosovës, Hoxhaj kërkoi votën me bindjen e plotë se do të jetë kryeministri i ri i Kosovës. Por, ai doli i dyti dhe shumë larg të parit me 17,41 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.
Ai në distancë pati edhe ndonjë përplasje me kundërkandidatët e tij.
Gjithashtu, në fushatë Hoxhaj i përmendi shpesh edhe dy paraardhësit e tij që edhe në emër të tyre kërkonte vota për PDK-në.
Se si shkoi e gjithë fushata mund ta merrni vesh nga kronika më poshtë: