Qytetarët e Hanit të Elezit ende e kanë në memorie hyrjen e ushtarët e KFOR-it në Kosovë.
Ende pa aguar mirë këta helikopter të NATO-së hynë në territorin e Kosovës.
Pamje: Momenti i hyrjes së NATO’s në Kosovë sot 21 vjet
E me të zbardhur dita, ushtarët që shërbenin në kuadër të Aleancës Veriatlantike, nga Maqedonia hynë në territorin e Kosovës edhe me mjete të rënda ushtarake.
Gjithçka ndodhi me 10 qershor të vitit 1999, pasi që Serbia kishte nënshkruar marrëveshjen e Kumanovës.
Këtu mori fund edhe lufta e përgjakshme mes Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës e regjimit serb të cilin e udhëhiqte Sllobodan Millosheviqi.
Ndërkohë, të parët që i panë ushtarët e KFOR- it ishin banorët e Hanit të Elezit që jetojnë afër kufirit me Maqedoninë Veriore.
Banorët e kësaj ane ende i kanë të freskëta kujtimet nga ato momente.
Pas hyrjes së ushtarëve të KFOR-it edhe kosovarët që ishin strehuar në territorin e Maqedonisë u kthyen në Kosovës.
Madje për ta për këtë nuk kishin zgjedhur as mjetet e transportit.
Por ushtarët e UCK-së që kishin zbritur pas hyrjes së NATO’s nuk kishin pranuar që t’i dorëzonin armët tek ushtarët e KFOR-it.
Këtë diskutim me ushtarët anglez që kishin zbarkuar në Kosovë e mban mend ende ish zëvendës komandant i kësaj ane Mehmet Ballazhi.
Megjithatë sipas Ballazhit gjithçka kishte përfunduar pa incidente mes ushtarësh.
Dy dekada më parë rreth 500 mijë kosovarë ishin larguar me dhunë nga forcat serbe nga Kosova e shumë nga ta ishin strehuar në territorin e Maqedonisë.
Ndërkohë, ushtarët dhe policët serbët lanë pas vetës shumë krime e masakra.
Në përgjithësi humbën jetën mbi 13500 persona, shumica nga ta civil të pafajshëm.