Distria Krasniqi është e Artë.
Xhudistja jonë i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën, raporton Gazeta Express.
Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.
Nuk ishte një luftë aspak e lehtë kundër vendases.
Tonaki luftoi shumë dhe ia bëri të vështirë Krasniqit, por xhudistja kosovare, si një luaneshë e vërtetë, arriti që ta përplas atë përtokë, për ta rrëmbyer në fund medaljen e artë.