Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”.
Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën, raporton Gazeta Express.
Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.
Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në vitin 2016.
Pas një pune të madh ndër vite, dhe finaleve të shumta të fituara në gara të ndryshme, ajo bëri ëndrrën realitet duke fituar edhe medalje Olimpike.
Distria nuk mund t’i ndalte lotët pas triumfit në finale dhe rrëmbimit të medaljes së artë.