Heung Min Son e ka përjetuar shumë rëndë dëmtimin e Andre Gomes.
Gomes ka thyer këmbën mbrëmë gjatë ndeshjes Everton – Tottenham, pas një dueli me Son dhe Aurier.
Pas kësaj fatkeqësie, Son duket sikur ka marrë gjithë barrën e fajit mbi vete – lojtari dukej i shkatërruar menjëherë pasi pa portugezin të shtrirë në tokë.
Por, mërzia e jug-koreanit nuk ndalet aty. Son vazhdon të jetë i lënduar shpirtërisht edhe sot.
‘The Sun’ shkruan se anëtari i Tottenham është me zemër të thyer. Ai ka fikur telefonin dhe ka shkuar në shtëpi, tek prindërit e ti.
Lojtari nuk ka pasur dëshirë që të qëndrojë me askënd pas dëmtimit horror të Andre Gomes.
Njëjtë i thyer kishte mbetur edhe Aurier. Lojtari u zëvendësua nga Mauricio Pochettino, pasi trajneri pa se mbrojtësi i krahut ishte i shkatërruar.