Ish-kongresmeni amerikan, Joe DioGuardi ishte njeriu i parë që ktheu vëmendjen e gjithë Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Kosovën dhe gjendjen në të cilën ishte vendi.
Ai dëshmoi në një seancë dëgjimore të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Shteteve të Bashkuara mbi Kosovën dhe atë se me çfarë përballeshin kosovarët nga dhuna e serbëve.
Ai kritikoi senatin amerikan për mos-ndërhyje në Serbi për të ndaluar këtë dhunë, ku pati edhe një përplasje të ashpër me senatorin e atëhershëm
Ai tha se politika e jashtme e ShBA-së duhet të ndjejë nevojën e ndërhyrjes ushtarake përmes NATO-së në Kosovë, të cilën në vitin 1998 më pas e mbështeti edhe Biden.
“Kjo është pyetja ime. A sugjeroni ju që ne ShBA-të të përdorim të gjitha forcat që të përballemi me gjendjen e Kosovës”, pyeti Biden.
“Pse nuk e bëjmë pyetjen më të thjeshtë, pse nuk shikojmë në 2 milionë njerëzit, pra në popullatën e tyre që po keqtrajtohen çdo ditë. Ne nuk duhet të presim për më shumë kohë. Nuk mund t’i lejojmë këta njerëz që të keqtrajtohen brutalisht dhe të vriten çdo ditë , unë mendoj se gjërat duhet të bëhen menjëherë tani. Duhet të shikojmë në sy njerëzit dhe nëse nuk ndihmohen si duhet atëherë duhet të ndërmarrim masa”, tha Joe Dioguardi, transmeton Indeksonline.
Më pas Biden e pyet se për çfarë masash e ka fjalën.
“Çfarë masash?”, thotë Biden.
“Unë në këtë panel dëgjova thuajse të gjitha argumentet e njëjta që u thanë në vitin 1992 dhe ishin gjëra e njëjta dhe ne ndërmorëm diçka. Pra edhe në atë kohë na u deshën thuajse tri vite. Pra çfarë ka këtu ndryshe”, shtoi Joe Dioguardi.
Por Biden vazhdoi tutje duke shtuar se nuk ka diçka të ndryshme por që ka sugjerime për të.
“Dua vetëm të të sugjeroj se edhe unë kur isha në pozicionin tënd thashë që të ndërhyjmë në Beograd, që forcat tona të bombardonin atë vend , sugjerova që t’i dërgonim pilotët amerikanë dhe të bombardonin, sugjerova aksione specifike”, tha Biden.
“Ajo çfarë ne duhet të bëjmë tani është të ndërhyjmë me forcat tona, pasi kriminelët po veprojnë. Pra ja ku e kemi Slobodan Miloshevic. Unë mendoj se kemi qëndrime të ndryshme këtu. Nëse duam të jemi ShBA-të që qëndrojnë për mbrojtjen dhe të mirën e njerëzve, duhet të ndërhyjmë për ndalimin e kriminelëve në Beograd, sepse e dimë se ku janë dhe duhet që Milloshevic të largohet nga aty sepse ai po krijon ‘Luftën Ballkanike’. Nuk e di se për çfarë po presim ne? Nëse ai po vazhdon të gjitha këto ne nuk kemi zgjidhje tjetër, përpos të bëjmë shumë më tepër”, u përgjigj Dioguardi.
Pasi DioGuardi kishte bërë udhëtimin e tij të parë në Kosovë në vitin 1989, ku ai dëshmoi për okupimin serb, ai bindi kongresmenin Tom Lantos të udhëtojë atje me të në vitin 1990, për të sfiduar politikat brutale të regjimit të diktatorit serb Slobodan Milloshevic në Kosovë.
Ndryshe në fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë në mars të vitit 1999, DiGuardi dhe Cloyes përfaqësonin perspektivën shqitpare mbi konfliktin ballkanik veç e veç në më shumë se 50 transmetime televizive dhe radio.
Në verën e vitit 1999, ata bashkë udhëtuan për në Kosovë pas bombardimeve të NATO-s, ku vlerësuan kushtet e fushatës dhe raportuan përsëri tek Ben Gilman.