Ky është momenti kur një kamion ka rënë në mbikalimin e superstradës Milano-Lecco në Itali. Nga incidenti fatal ka humbur jetën 68-vjeçari Claudio Bertini, një mësues fizike në pension ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 12 vjeç.
Shkak për shembjen e urës sipas mediave italiane është bërë ngarkesa tej normave e kamionit.
Pesha e kamionit ishte 10,8 tonësh dhe nuk kishte autorizim për të kaluar në atë mbikalim.
Pas incidentit fatal, ministri italian i Infrastrukturës dhe Transportit, Graziano Delrio, ka ngritur një komision hetimor mbi ngjarjen.
https://www.youtube.com/watch?v=tNnHFIjwc0Y