Një pacient ka humbur jetën mbrëmë vonë në Klinikën Emergjente të Psikiatrisë në QKUK.
Pacienti dyshohet se i ka vënë flakën vetes kur po trajtohej në dhomën e izolimit në këtë klinikë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e krimeve të rënda, para se mjekësia ligjore të tërhiqte trupin e pajetë të pacientit nga klinika.