Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në përfundim të fjalimit, sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online presidentja nuk përshëndetet fare me kryeministrin Albin Kurtin.
Ndoshta kësaj situate i parapriu kryeministri Kurti, i cili pikërisht në atë moment bëhet se po bisedon me njërën nga ministret e tij.
Ajo nuk u përshëndet as me kryediplomaten Gërvalla, dikur bashkëpartiake dhe bashkëpunëtorja më e ngushtë.
Nga ana tjetër, presidentes ia kanë zgjatur dorën dhe e kanë përgëzuar për fjalimin kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Adresimi vjetor i presidentes Osmani ka qenë i mbushur me kritika të ashpra për qeverisjen e Kurtit, të cilin mes tjerash e ka akuzuar për prishjen e marrëdhënieve me aleatët e shtetndërtimit të Kosovës.