Një qytetar ka publikuar në “Twitter” një video ku shfaqen pushues të alarmuar në bregdetin e Jugut në Turqi, ku shihen pyje të tëra teksa digjen dhe pushues që largohen me shpejtësi nga plazhi.
Zjarri është shumë pranë resorteve e kjo është konfirmuar edhe nga autoritetet lokale.
Kujtojmë se deri më tani si pasojë e flakëve kanë ndërruar jetë 4 persona.
Zjarrfikëset ndodhen në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë shtuar, se neutralizimi i tyre është mjaft i vështirë, pasi erërat e forta, po i përhapin me shpejtësi zjarret.