Momenti që ta lig zemrën: Babë e bijë me lot në sy para ndarjes në Ukrainë

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Në internet po qarkullon një video me pamje prekëse, ku një baba ukrainas nuk mund t’i mbajë lotët derisa përshëndetet me vajzën e tij të vogël.

Në video shihet se babai gjithashtu i jep vajzës diçka që duket si varëse për ta mbajtur kujtim nga ai, duke mos qenë i sigurt nëse do ta shohë përsëri.

Kur vajza e sheh babanë duke qarë, fillon të qajë edhe ajo, shkruan Gazeta Express.

Ukraina ua ka ndaluar largimin nga vendi burrave të moshave 18 deri 60-vjeçare. Vendet fqinje të saj, përfshirë Poloninë, kanë filluar t’i pranojnë refugjatët e parë.

Të ngjashme