Monaco e refuzon Superligën Evropiane

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Klubi francez, Monaco ka dalë me një qëndrim zyrtar rreth “bombës” së hedhur sot nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, e cila vendosi në dobi të Superligës Evropiane, e cila synohet të themelohet nga klubet e mëdha evropiane, mbi të gjitha nga Real Madridi dhe nga Barcelona, që janë të vetmet që iu mbijetuan kërcënimeve të UEFA-s.

Monaco refuzoi krijimin e kësaj gare përmes një komunikate për media.

“AS Monaco dëshiron të shprehë angazhimin e tij të plotë ndaj parimit të meritës sportive që rregullon garat e UEFA-s dhe kampionatin francez. AS Monaco do të vazhdojë të punojë me klubet e Ligue 1 brenda Ligue de Football Professionnel, dhe me klube të tjera përmes ECA, në mënyrë që të marrë pjesë në mënyrë progresive dhe kolektive në zhvillimin e futbollit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme