Thierry Henry mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit te Monaco, pas rezultateve negative.
Drejtuesit e klubit francez, i kanë dhënë edhe një mundësi Henryt, i cili duhet ta fitojë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Dijonit të shtunën, në të kundërtën do të mbetet pa punë.
Henry e zëvendësoi të shkarkuarin Leonardon Jardim, por ardhja e francezit, nuk ndryshoi asgjë, pasi nën drejtimin e tij, Monaco pësoi 7 humbje, 3 barazime dhe arriti vetëm 2 fitore.
Monaco renditet në vend të parafundit me 15 pikë, një më shumë se vendi i fundit që e mban Giungampi.