“Mora fjalë” në koncert, Egli flet për ofendimet që mori pasi këndoi “e zhveshur”

Prishtinë | 24 Sht 2025 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Egli Tako ka thyer heshtjen lidhur me ofendimet që ka marrë pasi ka kënduar “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës gjatë një koncerti në Kosovë.

Në paraqitjen e saj në “Andale”, ajo tha se meqë ishte e “zhveshur” me rroba skenike, për ta nderuar këngën, mori flamurin kombëtar dhe u mbulua me të.

“Për t’i dhënë këngës pak atë peshën dhe rëndësinë që ka dhe të mos dilja me dekolte të hapura, mora flamurin e Shqipërisë dhe u mbuloba, por kot nuk thonë hip se të vrava, zbrit se të vrava”, tha artistja teksa fliste për kritikat e shumta që mori.

Të ngjashme