Morata arrin në Londër, bën një deklarim që nuk i pëlqen tifozëve të Realit

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 13:59 | Nga

Alvaro Morata ka arritur në Londër në prag të testeve mjekësore te klubi londinez, Chelsea.

Transferimi i cili u realizua mbrëmë, pritet të kompletohet gjatë ditës pas testeve mjekësore të cilave do t’u nënshtrohet Morata.

Me të arritur në aeroportin Heathrow, Morata tha se Chelsea është klubi më i mirë, duke sulmuar kështu në një formë Realin për mos respektin.

“Ky është klubi më i mirë. Antonio Conte është një prej më të mirëve në botë dhe jam i lumtur që do të punoj me të”, theksoi Morata.

Ai zbuloi po ashtu se ka biseduar me bashklojtarët e tij të rinj, me të cilët pritet të punojë nga nesër.

Transferimi i Moratas kushtoi hiç më pak se 80 milionë euro

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme