Zonja e Vjetër është e interesuar ta kthejë sulmuesin në radhët e veta, qoftë në formë huazimi, qoftë si lojtar i saj, gjatë afatit kalimtar të verës.
Juventus është gati të paguajë 60 milionë euro për sulmuesin e Chelsea, Alvaro Morata.
Spanjolli ka luajtur dy edicione për Zonjën e Vjetër, para se të kthehej tek Real Madrid dhe të kalonte tek Chelsea verën e shkuar.
Pas një edicioni të vështirë në Stamford Bridge, Zonja e Vjetër shpreson se do të mundet ta huazojë Morata.
Skuadra nga Torino ka gati 15 milionë euro për ta huazuar dhe 45 milionë tjera për të siguruar shërbimet e tij si lojtar i saj.