Sulmuesi Alvaro Morata ka gjasa të mëdha që të largohet nga Atletico Madridi gjatë kësaj vere, ka raportuar e përditshmja “AS” të enjten.
Bëhet e ditur se Morata ka refuzuar rinovimin e kontratës me Atleticon që i skadon vitin tjetër dhe për këtë arsye pritet të nxirret në shitje.
Atij i është ofruar rinovimi i kontratës deri në vitin 2026, por me pagë më të ulët, ofertë të cilin nuk e ka pranuar sulmuesi spanjoll.
Kështu që, 30-vjeçari pritet të largohet gjatë këtyre muajve nga ekipi spanjoll, i cili për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro. Morata pati 15 gola edicionin e fundit, ndërsa mund të transferohet në Itali, pasi Juventusi ka shprehur interesim për ta rikthyer në Torino.