Morën pjesë në tubime politike, IPK rekomandon suspendimin e një koloneli dhe inicion procedurë disiplinore ndaj një majori

Prishtinë | 08 Jan 2025 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar procedura disiplinore ndaj një koloneli policor dhe një majori që kanë marrë pjesë në tubime politike.

IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit, ndërsa rastin e majorit e ka përcjellë për trajtim disiplinor në Policinë e Kosovës.

IPK i ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve policorë që të qëndrojnë larg aktiviteteve politike.

“Duke u bazuar në rëndësinë e jashtëzakonshme të një institucioni policor të pavarur dhe të pandikuar politikisht, IPK bën thirrje publike për të gjithë zyrtarët policorë që të qëndrojnë të paanshëm dhe larg aktiviteteve politike apo tubimeve parazgjedhore. Roli i Policisë është kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim, dhe çdo përfshirje apo perceptim i përfshirjes së zyrtarëve policorë në aktivitete politike mund të dëmtojë besimin e publikut në këtë institucion jetik. IPK vazhdon të mbetet e përkushtuar në mbështetjen e një Policie ku puna edhe angazhimi i saj bazohet nga vlerat e integritetit, neutralitetit dhe shërbimit të drejtë ndaj të gjithë qytetarëve.”

Të ngjashme