Morena Taraku konsiderohet si një prej femrave më atraktive të “showbizzit” dhe merr vëmendjen me secilën paraqitje që bën.
Dhe, Morena duket se e di se është “pikë e dobët” për gjininë e fortë, të ashtuquajtur.
Ish-Missi ka postuar një fotografi në Instagramin e saj ku e ndjekin 1,4 milion persona, ku shihet e veshur me një mini-fustan me ngjyrë të zezë i cili ishte i hapur tek pjesa e gjoksit dhe belit.
“Black Mamba” (Mamba e Zezë – një lloj gjarpri i zi, shumë helmues, që jeton kryesisht në Afrikë), ka shkruar Morena, në përshkrimin e fotos.
Përveç postimeve në rrjetet sociale, Morena ka kohë që nuk ka nxjerrë ndonjë këngë, duke iu përkushtuar më shumë biznesit (dhe dashurisë) së saj në Stamboll.