Ish i dashuri iranian “e ndjek” Morenën, vjen në Kosovë

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 16:05 | Nga

Modelja kosovare, Morena Taraku, kohëve të fundit u bë pjesë e mediave rozë për lidhjen e saj me iranianin, Sasha Sobhan.

Edhe pse lidhja e tyre nuk shkoi mirë, megjithatë ai u bë i njohur në trojet shqiptare, e madje ai ka vizituar Shqipërinë para pak ditësh.

Por, përveç Shqipërisë ai ka paralajmëruar se destinacion i radhës do të jetë Kosova. “Destinacioni tjetër Kosova”, shkruan sipër fotografisë.

Morena ishte në lidhje me miliarderin iranian, dhe ky lajm bëri bujë të madhe në media.

Megjithatë pas një kohe çifti u ndanë, edhe pse dedikuan tatuazhe për njëri-tjetrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme