Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë pas lajmit për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga kjo komunë, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm, të cilët humbën jetën në një aksident komunikacioni në Gjermani.
Smajl Latifi njofton për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Rahoveci në komunikacion në Gjermani

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Latifi, në emrin e tij personal dhe në emër të Komunës së Rahovecit, ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave në këto momente të rënda.
Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre, duke ndarë dhimbjen për humbjen e dy të rinjve.
“Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”, ka shkruar Latifi në mesazhin e tij ngushëllues.

















