Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armened Muja, i cili në zgjedhjet e fundit në Kosovë mori 43 mijë e 982 vota, ka filluar të shqetësohet për problemet në Shqipëri.
Derisa vendi po përballet me shifra të larta të të infektuarve me COVID-19, dhe sfidë po vazhdon të mbetet rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë, Muja po bën fushatë e po shqetësohet për problemet në Shqipëri.
Ai së fundmi i ka dal në mbështetje kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Boiken Abazit në Kavajë, ku edhe ka qëndruar.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, ai ka thënë se djepi i demokracisë në Shqipëri ishte i pllakosur nga shpërngulja e të rinjëve, pabarazia, pandemia dhe neglizhenca qeveritare.
“Në mbështetje të Boiken Abazi në Kavajë. Djepi i demokracisë në Shqipëri ishte i pllakosur nga shpërngulja e të rinjëve, pabarazia, pandemia dhe neglizhenca qeveritare”, ka shkruar Muja.