Zëvendëskryeprokurorja e shtetit, Sevdije Morina, ka thënë se Prokuroria e Shtetit, po bën mjaftueshëm punë në reformimin e sistemit të drejtësisë.
“Kemi bërë mjaft punë që ta bëjmë më funksionale dhe më transparente punën e Kryeprokurorit të Shtetit, dhe po ndërmarrim të gjitha reformat që kërkon Marrëveshja për Stabilizim Asociim”.
“Përpjekjet për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë nuk po mungojnë”.
Në një panel diskutues me temën të organizuar nga “Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, ajo ka thënë se luftimi i korrupsionit është një sfidë e madhe e shoqërisë kosovare.
“Sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit, është sfidë e gjithë shoqërisë e më së shumti e Kryeprokurorit të Shtetit. Sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë zgjidhur raste për 106 persona, ndërsa për 50 persona tashmë janë ngritur edhe aktakuzat. Ky është një numër relativisht i madh”, ka thënë Morina, transmeton Klan Kosova.