Koordinimi është shumë i rëndësishëm kur vjen puna te emailet e marketingut. Me përqindjen e klikimeve të ulëta 2 përqind për disa industri, njëra prej mënyrave më të mira për të përmirësuar rezultatet është duke planifikuar emailet tuaja dhe të dini se sa shpesh t’i dërgoni ato.
Sipas disa raportimeve, njerëzit urrejnë pranimin e emaileve promovuese vetëm nëse ata janë abonuar në shërbim ose email përmban diçka ‘’përfituese’’ për ta. Mirëpo, një faktor madhor i cili ndikon se si njerëzit ndihen ndaj pranimeve të këtyre emaileve është koordinimi.
Nëse vazhdoni të bombardoni njerëzit me emaile promovuese ose jo promovuese, lista juaj e abonentëve do të fillojë të zvogëlohet në një ritëm të shpejtë. Në fakt 69 përqind e përdoruesve çregjistrohen për shkak të ‘’emaileve të shumta’’.
Njohuria e numrave të duhur të emaileve mund të jetë shumë e vështirë, veçanërisht kur ekspertët sugjerojnë që të komunikoni më shumë me konsumatorët tuaj. Specialisti i shitjeve Jeremy Reeves këshillon bizneset të qëndrojnë në kontakt me konsumatorët e tyre dhe të komunikojnë më shpesh. Por sa shpesh është shumë shpesh? Sipas Direct Marketing Association National Client Email, shumica e tregtarëve (35 përqind) dërgojnë dy deri në tre emaile në muaj. 9 përqind e tregtarëve dërgojnë gjashtë deri në tetë emaile në muaj dhe 19 përqind dërgojnë vetëm një email në muaj.
Mirëpo, kjo është vetëm pikëpamja e një tregtari. Shikoni më afër konsumatorët dhe do të kuptoni nevojën për të dërguar më shumë emaile.
Sipas një sondazhi të MarketingSherpa, 61 përqind e përdoruesve preferojnë të pranojnë emaile promovuese të paktën një herë në muaj. Befasisht, 15 përqind e përdoruesve thonë se nuk iu pengon të pranojnë emaile promovuese çdo ditë. Studimi i njëjtë erdhi në përfundim se 91 përqind e përdoruesve nuk i kanë problem emailet promovuese. Mirëpo, ekspertët besojnë se emailet e këtilla duhet të jenë të shënjestruara mirë.
Këta numra ju tregojnë dallimin në mes të pritshmërive dhe rezultateve. Mirëpo, mbani në mend se nuk ka asnjë rregull kur vjen puna te shpeshtësia e emaileve promovuese. Sipas këtyre numrave, një email në javë do ishte i mjaftueshëm. Mirëpo, ju duhet të gjeni numrin tuaj të përsosur.
Këtu janë disa faktorë që duhet t’i merrni në konsideratë:
Statistikat e industrisë.
Shikoni konkurrentët tuaj dhe do ta shihni se sa emaile dërgojnë ata në një javë. Gjithasthu shikoni kthimin e tyre të investimeve, dhe merrni në konsideratë mësimin nga ata. Mirëpo, mos kopjoni strategjinë e tyre. Ata mund të dërgojnë më shumë emaile sepse kanë një numër të madh të abonentëve ose për shkak se kanë një qëllim specifik. Strategjia juaj duhet të përshtatet sipas nevojave tuaja.
Natyra e produktit ose shërbimeve.
Numri i emaileve të cilat i dërgoni varen shumë nga ajo që u ofroni konsumatorëve. Për shembull, nëse shisni kondicionerë, ju duhet të dërgoni më shumë emaile gjatë verës se sa gjatë dimrit. Në anën tjetër, nëse drejtoni një agjensi lajmesh, ju duhet të dërgoni emaile ditore që t’i mbani njerëzit të informuar.
Natyra e emailit.
Ju duhet të dini qëllimin e emailit tuaj. A po provoni ti bëni njerëzit të blejnë një produkt, ose apo provoni t’i bëni ata të plotësojnë një formular? Sipas raporteve, emaili juaj ka përqindjen më të lartë të klikimeve, e cila do të thotë se ju keni vetëm një rast për t’a bërë në mënyrë të duhur. Provoni të tregoni qëllimin në emailin e parë, vetëm nëse dëshironi të ngjallni kuriozitet.
Këtu janë disa këshilla që të dini se sa shpesh t’i dërgoni:
Rreth 32 përqind e përdoruesve çregjistrohen për shkak të emaileve të padobishme. Mos bëni gabimin e njëjtë duke dërguar emaile vetëm që të fitoni më shumë abonentë.
Pika kyçe.
Posedimi i një përgjigjeje ndaj kësaj pyetjeje komplekse nuk është i mundur për shkak se bizneset kanë qëllime dhe klientë të ndryshëm. Ju duhet të qëndroni tek qasja testuese dhe të shihni se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon për ju. Testimi A/B mund të aplikohet gjithashtu, por mbani në mend që t’u kushtoni vëmendje të gjitha figurave. (Entrepreneur)