Mos e nënvlerësoni, qëndrimi ndihmon shumë në punë

Prishtinë | 03 Shk 2024 | 01:49 | Nga Ekonomia Online

Rreth 55% e komunikimit tonë është joverbal dhe qëndrimi, është bileta e parë drejt suksesit…

Ndjekësit e serisë televizive Grey’s Anatomy (Anatomia e Greit) me siguri do ta kujtojnë mirë që, para çdo ndërhyrje të vështirë, doktoresha Amelia Shepherd merrte qëndrimin e superheroit për t’u ndier më e fortë dhe gati për sfidën. Ky detaj ritual në narracion, në të vërtetë, fsheh një të vërtetë të rëndësishme – qëndrimi ynë është një aleat shpesh i nënvlerësuar për suksesin profesional (dhe jo vetëm).

Sara Compagni, kinesiologe* e specializuar në qëndrim dhe terapi manuale, thotë: “Kur hyjmë në kontakt me njerëz, përshtypja e parë që komunikojmë është nëpërmjet qëndrimit. Rreth 55% e komunikimit tonë është në fakt joverbal dhe vetëm 10% rrjedh nga fjalët. Jo rastësisht, emra të njohur në botën e biznesit, si Mark Zuckerberg, i kushtojnë shumë kohë kujdesit ndaj trupit”.

Cili është qëndrimi i duhur në një takim apo intervistë pune?

Ai i cili unë e quaj qëndrim krenar, i hapur, pra aktiv dhe mikpritës. Me pak fjalë, mjekra lart, krahët jo të kryqëzuar, supet dhe kraharori të hapur. Në këtë mënyrë, i shfaqim bashkëbiseduesit organet tona jetësore, duke vënë në dispozicion të tij gjërat tona më të rëndësishme dhe duke i treguar se mund të ketë besim tek ne. Gabimet klasike janë supet e mbyllura, koka poshtë dhe krahë të kryqëzuar.

Në këtë rast, përkundrazi, ne komunikojmë ndjesinë e mbylljes, papërshtatshmëri dhe pak vetëbesim”.

Por kujdesi për qëndrimin, natyrisht nuk është i rëndësishëm vetëm për suksesin por edhe për mirëqenien personale dhe produktivitetin.

Kur ju punoni në tryezë, duhet të zbatoni së pari disa kushte të sigurisë për të mos dëmtuar trupin, si për shembull ekrani duhet të ketë një largësi të caktuar për të mbrojtur sytë. Pra, jo qëndrime të cilat na detyrojnë të kërrusemi para kompjuterit, apo me kompjuterin shumë të ulët.

Një ide e mirë është vendosja e librave poshtë, edhe pse ekziston rreziku që të jeni jo rehat me krahët. Gjatë punës do t’ju lehtësonte një tastierë më vete. Një tjetër rregull, i cili ia vlen ta kini parasysh, veçanërisht në “smart working”, është që të keni një kënd pune të përshtatshëm dhe të mos qëndroni në divan.

Megjithatë mos u sforconi shumë, pasi nëse një qëndrim është i vështirë për t’u mbajtur dhe i ngurtë, rrezikon, për një kohë gjatë, të krijojë kontraktime. Ndryshoni pozicion shpesh –p.sh. kryqëzoni këmbët dhe ngrihuni herë pas here për t’u çlodhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme