Avokati mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, ka kërcënuar në studio televizive gazetarin Valon Sylën, duke kërkuar që të mos flasë për rastin Dehari.
Në emisionin ‘Pressing’, avokati Gashi mbështetës i VV’së duke folur për rastin Dehari është përplasur me gazetarin Valon Syla, ku edhe e ka kërcënuar duke thënë që mos të flas për këtë rast sepse përfundon keq.
‘Mos fol për rastin Deharin se përfundon keq, mos e përmend, mbylle gojën’, tha Gashi.
“Krejt rastet i zgjidhi une. Mua mund te më ofendosh sa të duash, po për rastin Dehari mos fol edhe një herë se keq kalon. A e di kur kalon keq, bash në këtë sekond”, ia ktheu Gashi.
“Zgjidhe rastin, edhe krejt zbardhe, po me ty kurrë s’ka me u zbardhë”, vazhdoi Syla.
“Mshele gojën, për mua thuaj çka të duash, për rastin Dehari mshele gojën. Që ke qejf për rastin Dehari folim pas emisionit”, ia ktheu sërish Gashi.