Pas mos hapjes së kutisë së zezë nga ana e Iranit, të tjera dyshime ngrihen për rënien e avionit ukrainas, ku humbën jetën 176 persona.
Zyrtarë të Operacioneve Ndërkombëtare të Linjës Ajrore në Ukrainë thanë se “Duke pasur parasysh nivelin e përvojës së ekuipazhit, nuk ka të ngjarë që rrëzimi i avionit të ishte rezultat i gabimit”.
Nënkryetari i këtij institucioni, Ihor Sosnovsky tha se prej disa vitesh Linja Ajrore Ndërkombëtare të Ukrainës ka përdorur aeroportin e Tehranit për të zhvilluar trajnime mbi avionët Boeing 737 që synojnë të vlerësojnë aftësinë e pilotëve dhe aftësinë për të vepruar në raste urgjente.
“Sipas të dhënave tona, avioni u ngjit në lartësi deri në 2,400 metra. Duke pasur parasysh përvojën e ekuipazhit, probabiliteti i gabimit është minimal. Ne as nuk e konsiderojmë një shans të tillë ”, u shpreh Sosnovsky.
Linja ajrore publikoi gjithashtu emrat e pilotëve dhe ekuipazhit, të cilët vdiqën në përplasje.
Pilotët ishin:
Kapiteni Volodymyr Gaponenko (11.600 orë në aeroplanin Boeing 737 përfshirë 5,500 orë si kapiten)
Piloti Oleksiy Naumkin (12,000 orë në aeroplanin Boeing 737 përfshirë 6.600 orë si kapiten)
Oficeri i parë Serhii Khomenko (7,600 orë me aeroplan Boeing 737)
Pjesëtarët e fluturimit ishin:
Ihor Matkov, kryesues i fluturimit
Kateryna Statnik
Mariia Mykytiuk
Valeriia Ovcharuk
Yuliia Solohub
Denys Lykhno