Mos i harroni ushtrimet gjatë ditëve të ftohta

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 01:21 | Nga Ekonomia Online

Është shumë lehtë që të bëheni dembelë gjatë ditëve të ftohta. Ngrohja e vazhdueshme gjithnjë e më shumë ju vë në gjumë dhe më rrallë lëvizni, pasi u bie shtypja duke qenë se zgjerohen enët e gjakut. Nëse është shumë ftohtë, atëherë do t’u detyrojë që të hani edhe më shumë.

Ushtrimet janë të rëndësishme në çdo muaj. Vetëm pse gjendeni në një dhomë të ngrohtë dhe jeni bërë dembelë, nuk duhet të harroni se trupi juaj ka nevojë për ushtrime.

Një nga arsyet kryesore që ju nxit të ushtroni është shëndeti, meqenëse përmes aktivitetit fizik do ta nxitni qarkullimin dhe do ta mbani tonusin muskulor.

Arsyeja tjetër është estetike, prandaj sikurse gjatë verës që na bie në mend se duhet të dukemi bukur, këtë duhet ta kemi parasysh edhe gjatë këtij sezoni.

Dukja e tendosur arrihet përmes ushtrimeve. Pas periudhës së gjatë të ftohtë, kur të vijë vera do të shkëlqeni nëse keni ushtruar vazhdimisht.

Rutina mund të jetë e shkurtër dhe ushtrimet e shkurta në mëngjes do t’u ndihmojnë që të funksiononi më mirë gjatë ditës.

Ushtrimet në periudhën e ftohtë janë po ashtu të rëndësishme, pasi lëkura juaj nuk merr rreze të mjaftueshme të diellit dhe në këtë mënyrë u bie niveli i endorfinës.

Është dëshmuar se niveli i endorfinës rritet nëse lëvizim dhe bëjmë disa ushtrime. Sekreti i ushtrimit është që të jetë i shkurtë, por efektiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme