Mos i detyroni qytetarët që t’i refuzojnë edhe taksat, edhe shtetin

Prishtinë | 11 Dhj 2023 | 20:28 | Nga Daut Haradinaj

A janë taksapaguesit e komunave ku nuk qeverisë Vetëvendosje të barabartë me taksapaguesit e komunave të tjera?

Nëse po, si është e mundur që prej po këtyre taksave të përfitojnë vetëm komunat që udhëhiqen nga VV-ja.

Po buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as Kryeministrit e as Ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket.

Kjo është jo vetëm e papranueshme, por edhe e pamoralshme.

Mos i detyroni qytetarët që t’i refuzojnë edhe taksat edhe shtetin.

Mos e ndani këtë shoqëri edhe në buxhetin e shtetit, se nuk ju falet.

Të ngjashme