Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video në faqen zyrtare në Facebook, duke ironizuar me pushtetin për infrastrukturën e sportit.
Në videon e publikuar shihet aktori i njohur kosovar, Lulzim Bucolli i cili dëgjohet duke thënë se edhe Zvicra e ka të gjithë infrastrukturën e sportit, megjithatë s’kanë arritur të bëhen kampion të Evropës.
“Kërkush nuk i ka kushtet Zvicra, hajt kallëzom ti kur e fitoj Kampionatin Evropian, kjo është dëshmi që prej kushteve nuk varet”.
“S’di pse pe bojnë të madhe që s’kena Qendër Kombëtare të Sportit. Kallëzom ti mu kujt po i vyn ato ulëse, po ti lojën sot po munesh me këqyr edhe në telefon”, ironizon aktori kosovar.
Tallja vazhdon edhe me fushën e notit, kur aktori thotë se gjithçka është tek “frymëmarrja” e jo tek kushtet.
Abdixhiku bënë thirrje që qytetarët të mos ia bëjnë vetes rrafsh, por të bëhen ndryshimi.