E kishin trazu pak skenën politike me matje të opinionit. Disa parti opozitare kishin reaguar me emocione. Gjërat duhemi me i pa me ftohtë. Matjet janë indikatorë, na informojnë për trendet. Ne duhemi me veprum në bazë të informatave. Kaq.
UBO është organizata më kredibile për matje që njof në këtë rajon. Por porositësit e matjeve i kishin bërë disa pyetje shumë speficike. Qytetarët tanë nuk kishin pas shumë mundësi: “(a) A doni asociacion; apo (b) shkëmbim”. Nuk kish pas një opcion (c) Asnjërën. Për çudi imagjinata e porositësit nuk kish shku aq lartë me pyet: A doni asociacion apo NDARJE:). A don asociacion apo bashkim me Rusinë?:)
Edhe pyetjet tjera ishin një kurth për qytetarët. Një çasje maksimaliste dhe ekstreme, ku në disa pyetje ishin përfshirë pa pikë shije edhe persona që nuk janë aktiv në politikë fare. Disa pyetje të sajuara me djallëzi dhe gjakftohësi sikurse ai vrasësi profesionist me pagesë nga filmat e Hollywood-it.
Sigurisht që VV është partia e parë. Por një matjen në momentin specifik me pyetje djallëzore në kohën kur ndahen dhjetëra milion euro në ndihma nuk është një matje kredibile dhe reale. Me një qeverisje të dobët, me shumë skandale në arsim, me një rezultat në PISA në fund të botës. Me inflacion të pemëve dhe perimeve 10-20% thujase secilën muaj. Me fatura të energjisë që rriten eksponencialisht (tetor, nëntor, dhjetor) nuk ka si të mirëmbahet një përkrahje e tillë.
VV është rritur jashtë pushtetit sa ka qenë. Kur establishmeti i kaluar është kalbur aq shumë, VV është dyfishuar. Kur ka kundërshtuar Asociacionin me të gjitha mjetet. Kur Kosovarët thujase gjysmën e votave të VV ja dhuruan si votë ndëshkrimi për tjerët. Por kur je në pushtet, konzumohesh. Ke shumë telashe, ke mundësi të pakta dhe shumë nevoja. Secila parti në botë kishte me humbë përkrahjen në këtë kontekst të Kosovës, ska të bëjë aspak me VV kjo.
Kjo matje më së shumti dëme do i krijoj VV-së pë për shkak se ata tashmë do të relaksohen me 48.5%, ndërsa kjo do i mobilizoj edhe më shumë opozitën. Në fund, ky sukses i orkestruar momental, do kthehet në dicka të dëmshme afatgjate. Në fund, VV do të mbetet në rajonin e 30% në zgjedhjet e ardhshme dhe do të detyrohet të bëjë koalicion me njërën nga partitë opozitare. Me shumë gjasë edhe mund të humbas drejtimin e qeverisë. Ky sondazh do të ngatëroj edhe më shumë pushtetin. Mos u ngatëroni.