Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka nisur protestën për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale, raporton Ekonomia Online.
Përmes kësaj proteste punëtorët teknikë po kërkojnë që vendimi i Qeverisë për pagën minimale të zbatohet edhe në rastin e tyre dhe që pagat të jenë në përputhje me vendimin në fuqi.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi në fjalën e tij tha se nga qershori kanë kërkuar që vendimi për pagën minimale të respektohet nga të gjithë.
“Më shumë se që nga qershori kemi filluar që kësaj komune ta paralajmërojmë, se në momentin e rritjes së pagës minimale që nga korriku ne duhet patjetër që ta respektojmë këtë vendim, e këtë vendim duhet ta respektoni edhe ju”, tha Azemi.
“I garantoj që këta punëtorë derisa nuk nënshkruhet paga minimale dhe të mos kryhen të gjitha obligimet ndaj këtyre punëtorëve, nuk ka me pasë punë. Na vjen keq nga nxënësit, por na është imponuar. Nuk ka më shërbime, nuk ka më skllavëri, paguaji paret, kryej punët. Përndryshe ne do të vazhdojmë deri në infinit, qoftë deri në Vitin e Ri”, tha ai.
Ndërkaqë, Kryetari i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve Fizikë, Adem Burofci, ka deklaruar se mbi 60 punëtorë fizikë që punonin në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë kanë mbetur pa punë pas përfundimit të kontratës më 22 shtator 2026.
Ai ka kritikuar Komunën e Prishtinës për mënyrën e trajtimit të punëtorëve, duke thënë se komuna ka qenë në dijeni që kontrata përfundonte në këtë datë.
“Prej mbi 60 punëtorëve që janë nëpër qendrat e mjekësisë familjare sot janë në shtëpi shumica prej tyre kanë edhe kredi, me pagë minimale që kanë qenë duke punuar, kanë pasur vështirësi me mjetet e jetesës, jo se sot po e marrin asnjë cent. Dikush prej këtyre familjeve ka edhe anëtarë të sëmurë që janë varur prej terapisë.
Komuna e Prishtinës veç më ka thënë që ju për momentin jini keni me nejtë në shtëpi, punën nuk jini duke e humbur, po nuk na e kanë dhënë një afat se kur do shpallet tenderi. Arsyeja e tyre ka qenë kinse nuk po ja lejon qeveria në farë buxheti me shpallë tender të ri, por kjo për neve nuk është arsye, se prej 2018-ës jemi duke u sektoru private, asnjëherë nuk kanë dështuar më parë me met në rrugë” shtoi Burofci .
Feim Bislimi, punëtor në shkollën e mesme, ka rikujtuar se greva ka nisur më 1 shtator. Ai ka theksuar se kërkesa e tyre e vetme është zbatimi i ligjit dhe ekzekutimi i pagave.
“Na jemi në grevë prej 1 shtatorit jemi grevë. Meqënëse për shkollat e mesme askush nuk ka marrë prej 1 shtatorit deri me sot, ne nuk po kërkojmë më shumë vetëm zbatimin e ligjit. Te zbatojnë ligjin, pagat do dalin, domethënë kanë fol ligjin, ne vazhdojmë punën”, ka deklaruar ai.
Bislimi i bënë thirrje drejtoreshës së shkollës dhe Komunës së Prishtinës që të gjejnë një zgjidhje, duke thënë se punëtorët janë të gatshëm t’i kthehen punës normalisht.
“Mirëpo drejtoresha e shkollës, Hoxhë Kadri Prishtina, bën presione përmes punonjësve me pastruar çdo herë, ajo është, punëtorët janë në kërcnimë të drejtoreshës së shkollës . E lusim edhe nga këtu drejtoreshën, të mirret me Kuvendin e Prishtinës, të bëjnë zgjidhjen, punonjësit janë të gatshëm të kthehen në normalitet të punës”shtoi Bilimi.
Ai është shprehur i zhgënjyer me qeverisjen komunale, duke thënë se për shtatë javë grevë, sipas tij, asnjë institucion i Komunës së Prishtinës nuk ka ardhur të bisedojë me punëtorët për të gjetur një zgjidhje.
Sipas tij, punëtorëve u ishte premtuar para 20 muajsh se do të ktheheshin në kuadër të Komunës së Prishtinës, por kjo nuk kishte ndodhur.
“Po përpara Ramës, mirë dinë me thënë që ajo është, qeveria që po na i bën, qeveria që po na i bën, e këtij, kush fjalë bën këtu? Asnjë punonjës që sot s’do prej qefi, që 7 javë ditë na jemi në grevë, asnjë institucion prej Komunës së Prishtinës nuk vjen me fol me punonjës, me bë zgjidhje.Arsyeja, nuk e di unë, ata e dinë më mirë, ata morën rroga, morën kompanitë, përfitimet domethënë, mes punonjësve. Neve na kanë premtuar para 20 muajve, na kanë thënë ju kthejmë në kuadër të komunës, qysh jeni kon, po ajo nuk ndodhi. Edhe sot asaj dite, ne jemi të zhgënjyem me këtë qeveri”, shtoi ai.
Punëtori teknik, Ruzhdi Ademi, ka thënë se punëtorët teknikë të shkollave vazhdojnë të jenë në grevë, duke kërkuar zgjidhje për pagat dhe kushtet e tyre të punës.
Ai ka treguar se greva ka ndikuar edhe në pastërtinë e shkollave, duke përmendur rastin e kuzhinës ku përgatitet ushqimi për nxënësit.
“Na në grevë jemi, jam krejt punëtorë të grevë. Le të shkojnë nëpër shkolla me i këqyrë çka janë duke bërë, klasat, qysh janë me bërllog.Na kemi edhe kuzhinën e kemi. Prej dhjetëshit nuk u fshi, kanë ardhur punëtorët e kuzhinës, që janë sërvyese, ata e kanë fshirë për sot me ngrënë fëmijët bukë. Përndryshe kish pas shans me ngrënë sot fëmijët bukë, se helmohen. Nuk e di çka mendon kryetari, këto i thotë Albinit që qiti paret, qiti paret.Pse s’na qetë neve sa t’i para” deklaroi ademi.
Shukri Bekteshi, punëtor i sigurimit, ka deklaruar se rreth 70 punëtorë kanë mbetur pa paga dhe se kjo situatë po ua vështirëson përballimin e shpenzimeve të përditshme.
Po, i ka hequr krejt prej pune, 70 veta i ka hequr, i ka larguar prej pune. Në ora 12 të natës veq ka ardh ka thënë jeni të lirë edhe kemi një vendim tjetër, se këta se kanë gajle ,që aj duhet që ai duhet me i paguar rrymën, duhet me i paguar domethënë, u mbetet pa pagë. 70 veta kanë mbetur pa pagë. Çfarë kemi me bë? Ta qon përmirësuarin, ta ndal rrymën, nëse s’i ke paratë me pagu”, shtoi bekteshi.
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka ngritur shqetësimin për moszbatimin e këtij vendimi në pagesën e punëtorëve, të cilët kërkojnë trajtim të drejtë dhe respektim të të drejtave të tyre.
Protesta po mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj situatës së krijuar, ndërsa punëtorët po kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi.
