“Mos përdorni Tik-Tok”, Rusia paralajmëron trupat: Mund të dalin sekretet ushtarake

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e lartë të sigurisë në Rusi kanë nisur një fushatë sensibilizuese për trupat e tyre ushtarake, duke i kërkuar që të mos përdorin TikTok-un. Arsyeja është frika e daljes së sekreteve ushtarake.

Ushtria Ruse ka publikuar postera ku shihet një ushtar që i thotë “Nyet” (Jo) një celulari me logon e TikTok-ut në të.

Fushata vjen në mes të frikës se Rusia mund të pushtojë së shpejti Ukrainën. Sipas kryeministrit britanik, Boris Johnson, “faktet tregojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”.

Sipas tij të gjitha shenjat janë se plani tashmë ka filluar. Johnson thekson se sipas informacioneve të inteligjencës britanike, Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kievin.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane theksojnë se rreth 169,000 dhe 190,000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje, por kjo shifër përfshin edhe rebelët në Ukrainën lindore.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme