Mos u bëj i mërzitshëm, provo teknika të reja marketingu

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 00:28 | Nga Ekonomia Online

Nëse dëshironi të mbani lidhje me konsumatorët tuaj, duhet që vazhdimisht të përshtateni me ta.

Në klasën e dhjetë, mësuesja ime e Anglishtes dha një propozim interesant: Ne kishim mundësinë të zëvendësonim provimin e fundit me diçka ndryshe.

Diçka me të vërtetë ndryshe.

Në mënyrë specifike, ne duhet të bënim diçka që nuk kishim bërë kurrë.

Diçka sfiduese. Diçka të frikshme. Diçka që mund t’a tregonim.

Pse?

Më kujtohet kur mësuesja jonë na tregoi për të gjitha gjërat në jetë që ne do të duhet të bëjmë për herë të parë, dhe se ne duhet të mësohemi me frikën ose pasigurinë e cila vjen duke provuar diçka të re.

Unë bëra një vizatim origjinal të qenit tonë të familjes, Pierre.

Ishte një nga gjërat më të vështira që kam bërë në jetë. Nuk kam talent në vizatim. As nuk kam interes. Dhe, përvoja nuk i përmirësoi, nuk kisha më shumë talent ose interes kur e përfundova.

Ky nuk ishte qëllimi. Qëllimi ishte që unë bëra diçka që nuk kisha bërë kurrë, diçka që nuk e kam menduar kurë. Dhe, e dini se çfarë? Nuk ishte keq. Unë mora 10 ( Jam i sigurt se ishte një ‘’10 për përpjekje, por e mora gjithsesi). Më ndihmoi të jem në listë të nxënësve më të mirë.

Pra, cili është qëllimi im këtu?

Është e lehtë që të gjithë ne të ngecim në një zakon. Është e lehtë që të vazhdojmë të përdorim metodat e provuara. Është e lehtë të vazhdojmë të bëjmë atë në të cilën jemi të mirë.

Por, unë mësova vite pas shkollës së mesme se marketingu i mirë është si ora ime e Anglishtes së klasës së dhjetë: nuk është e pandryshueshme. Por, është një përzierje dinamike e ideve të mira të cilat tërheqin audiencën tënde vazhdimisht. Marketingu i mirë nuk mund të qëndrojë i njëjtë sepse nuk do të kishte sukses pastaj. Marketingu i mirë është eksperimentues dhe dinamik, duke ndryshuar përderisa qëllimet tona të jetës dhe natyra e tregut ndryshojnë.

Është puna jonë si tregtarë të përshtatemi me atë ndryshim, që do të thotë se ne duhet të bëjmë gjëra që nuk i kemi bërë më parë. Këtu janë disa këshilla për të ju ndihmuar në strategjinë e juaj të marketingut:

1. Flisni me konsumatorët e juaj

Marketingu i mirë fillon dhe mbaron me konsumatorët e juaj, dhe shumë shitës nuk flasin mjaftueshëm me ta. Jeta e konsumatorëve dhe nevojat e tyre po ndryshojnë vazhdimisht, dhe ju duhet të përshtateni. Nëse ka shumë njerëz dhe nuk mund të flisni individualisht me secilin, atëherë mbani grupe fokusi dhe bëni anketime. Si reagoni ju ndaj asaj informate do të ju detyrojë të bëni teknika të reja marketingut për t’i kthyer konsumatorët.

2. Përdorni forma të reja të medias

Ka gjithmonë mënyrë të reja për të arritur te konsumatorët, dhe shumica prej tyre janë të panjohura në fillim. Mënyra e vetme për t’u njohur me këto teknika është të bëni pak hulumtim dhe pastaj të vazhdoni. Shikoni se a do ju ndihmojë një formë e medias e posaçme në përmbushjen e qëllimeve tuaja para se të vendosni tërësisht.

3. Krijoni lloje të reja të përmbajtjes

Kanalet e juaja të mediave sociale nuk kanë nevojë të jenë të mbushura vazhdimisht për të mbajtur komunitetin tuaj të angazhuar. Është punë e lodhshme e cila kërkon lloje të ndryshme të përmbajtjes në baza të rregullta. Eksperimentoni me forma të reja si p.sh. me video të shkurtëra ose me GIF për të parë se a ka më shumë angazhim. Nëse jo, provoni diçka të re sërish.

Jam i sigurt se mund të mendoni shumë mënyra tjera për të mbajtur platformën tuaj të marketingut të freskët pa ndihmën time, por mbani veten të inspiruar dhe të motivuar për të ardhur çdo ditë me diçka të re.

Si qëndroj unë i motivuar për të vazhduar të eksperimentoj? Unë mbajta atë vizatim të qenit, dhe e kam varur në zyrën time për t’u kujtuar vazhdimisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme