Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog ka reaguar në lidhje me mosdekretimin e Blerim Isufajt, kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, nga presidentja Vjosa Osmani.
Osmani tha se është kërcënuar për ta dekretuar Isufajn, e ambasadori Szunyog foli pikërisht duke marrë parasysh deklaratat e Presidentes. Sipas tij, BE pret përzgjedhje të bazuar në merita, e transparent.
“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentes për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparent dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë.”
“U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit”, ka shkruar ambasadori.