Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka thënë për Ekonomia Online se mos ekzekutimi i pagave për sektorin publik është shqetësuese dhe zhgënjyese për mësimdhënësit.
Jasharaj ka thënë se detyra më e rëndësishme në vend, ajo e udhëheqësit të Thesarit të Shtetit është më ushtrues detyre dhe se kjo nuk është dashur të lejohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Kjo nuk është dashur që të ndodh aq më tepër kur nga informacionet që kemi kjo është her e dytë që ai pozicion shumë me rëndësi për buxhetin e Kosovës, detyrën e ka kryer si ushtrues detyre. Ministri Hekuran Murati që njihet për këto veprime dhe ka qasje vazhdimisht të gabuar edhe ndaj sindikatave edhe ndaj të punësuarve në sektorin publik në tërësi, nuk është dashur që të pres e të ndodh kjo, ngase edhe punëtorët e arsimit edhe policia, zjarrfikësit dhe të tjerët një pjesë e madhe e tyre jetojnë nga paga që e marrin për punë e kryer dhe ishte një lajm shumë i keq”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se në vend që të marrin lajme të mira për ngritje pagash, mësimdhënësit marrin këtë lajm për mos ekzekutimi i tyre.
Jashari ka shtuar se kjo situatë është një dëshmi që qeveria Kurti nuk qajnë kokën për hallet e për problemet e të punësuarve në sektorin publik.
“SBAShK është në komunikim me anëtarësinë të cilët janë shumë të shqetësuar, të zhgënjyer pse ndodhi kjo. Ne kishim bërë në emër të tyre një krekës të kryeministri dhe ministrja Nagavci që në mënyrë të ngutshme të bëjnë ngritjen të koeficientit për së paku 30 për qind, dhe po marrim lajme të tilla e fajtoi i vetëm në këtë rast është ministri Murati i cili është dashur që ti kryej veprimet e veta ligjore e me konkurse në mënyrë që të mos ndodh kjo. Ne edhe sot jemi deklaruar nëse kjo çështje zvarritet atëherë ne do ta marrim mendimin e anëtarësisë dhe nga ky zhgënjim mund të kalohet nga kërkesa për veprime sindikale të cilat ne do t’i bëjmë. Është moment i keq kur jemi të vjeshta kur njerëzit kanë kërkesa shtesë, familjet e tyre. Nuk është dashur që të ndodh dhe kjo është edhe një dëshmi se qeveria Kurti këtë rast edhe ministri nuk qajnë kokën për hallet, për problemet e të punësuarve në sektorin publik, por unë mendoj që edhe Nagavci këtë rast është dashur ta ngrisin zërin në mbrojte të punëtoreve të arsimit për të kërkuar sqarime pse pagat po vonohen”, ka thënë ai.