Siç e dimë të gjithë, ambicia vjen hap pas hapi duke arritur majat
Disa ditë zgjohemi të lodhur dhe pa besim, ndërsa ditë të tjera ne ndihemi sikur do të pushtojmë botën. Por mos u shqetësoni sepse ka një kohë të jetës kur ne jemi më të motivuarit për të arritur qëllimet tona afatgjata dhe kjo është në fillim të mesit të viteve ’30. Konkretisht, në moshën 33 vjeç.
Ky rezultat vjen sipas një studimi të 2 000 të rriturve nga klinika shëndetësore.
Personat në moshën 33 vjeç rezultuan se kishin vendosmërinë më të madhe për t’iu përmbajtur qëllimeve të tyre: nga ambiciet e karrierës deri tek aftësia fizike.
Në këtë moshë njeriu ndihet më i motivuar, ka më shumë besim në vetvete, nivele më të larta energjie dhe perspektivë më pozitive. Sipas studimeve këtu kemi dhe një listë të qëllimeve më të zakonshme të jetës dhe kursimi i parave kryesonte në listë.
Në këtë moshë, këto janë 15 synimet kryesore të jetës:
Duhet të kurseni para
Të hani shëndetshëm
Ushtrime dhe aktivitet fizik
Qetësohuni mendërisht dhe fizikisht
Duhet të pini më shumë ujë
Duhet të lexoni më shumë
Të shkoni me pushime diku që keni dashur gjithmonë të shkoni
Për të udhëtuar
Të jesh më i sjellshëm me veten
Të menaxhoni mirë ekonominë, të shlyeni borxhet
Të kaloni më shumë kohë me familjen
Të shmangni alkoolin dhe duhanin
Të bëni një kurs
Të mësoni një gjuhë të huaj
Të rriteni profesionalisht