Kushdo pranon me kënaqësi një kompliment, por nuk ka pse të pyesim vazhdimisht: “Sa vjeç kujton se jam?” Mund të ndodhë që bashkëbiseduesi ynë të gabojë dhe të na japë nja pesë vjet më shumë.
Është bërë zakon që dy persona të cilët nuk janë takuar prej një kohe të gjatë, t’i thonë automatikisht njëri-tjetrit: “Sa mirë që dukesh!” (Kam dëgjuar edhe një shaka rreth kësaj teme: Ekziston mosha e parë, mosha e dytë dhe “Sa mirë që dukesh!”) Është një formulë më e re, e cila nuk i shkel aspak sjelljet e pëlqyeshme në shoqëri, por me një kusht: të jetë e sinqertë.
Kurse, të buzëqeshësh pastaj në mënyrë ironike ose të komentosh me të tjerët krejt të kundërtën e atyre që i ke thënë dikujt, është diçka që nuk mund të falet dot.