James Milneri e ka aftësinë dhe qëndrimin që të luajë në nivelin më të lartë deri në fund të viteve të 30-ta, sipas Jurgen Kloppit.
Mesfushori anglez bëri paraqitje të jashtëzakonshme në dy ndeshjet e para këtë sezon në Premier Ligë, përkundër që është 32 vjeçar, transmeton Koha.net.
“Qëkur kam filluar të punoj me të ai gjithmonë ka qenë shumë mirë. Ai ka luajtur në pozita e sisteme të ndryshme, më pas si mbrojtës krahu, e tani në mesfushë. Për Millien mosha nuk është problem, ai është absolutisht një djalë natyral me aftësi, ai është aq sportiv, ai me siguri se do të mund të bënte çfarëdolloj sporti tjetër, ai do të ishte i mirë”, është shprehur Klopp.
Ai më tutje ka shtuar se, “në futboll në moshën 32 vjeçare duket sikur je afër pensionimit. Nuk është edhe shumë gjatë, por ka lojtarë që luajnë deri në moshën 36, 37, e 38 vjeç. Jam i bindur se ai është njëri prej tyre”.