Moska dhe Damasku akuzojnë Izraelin për bombardime kundër regjimit sirian

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 15:46 | Nga

Regjimi sirian dhe aleati i tij rus akuzuan Izraelin se ka zhvilluar bombardime vdekjeprurëse kundër një baze ushtarake në Siri, pas një sulmi të dyshuar kimik që u dënua nga komuniteti ndërkombëtar.

Parisi dhe Uashingtoni, që kërcënuan regjimin me një përgjigje të fortë pas këtij sulmi kimik, përgënjeshtruan të jenë në origjinë të këtij bombardimi ku u vranë 14 luftëtarë proregjimit.

Sot parashikohen gjithashtu dy mbledhje në Këshillin e Sigurimit në OKB në lidhje me sulmin kimik për të cilin akuzohet regjimi.

“Shumë raketa goditën aeroportin T-4 në provincën qendrore të Homsit”, njoftoi agjencia siriane zyrtare e lajme SANA, duke akuzuar SHBA-në para se të tërhiqet.

“Agresioni izraelit mbi aeroportin T-4 u zhvillua nga avionë F-15 të cilët lëshuan shumë raketa”, theksoi më pas një burim ushtarak i cituar nga SANA.

Rusia, që ashtu si Irani ndihmon ushtarakisht regjimin e Bashar Al Asad në luftën në Siri, theksoi se “Izraeli kishte lëshuar tetë raketa të telekomanduara”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme