Propozimi i Këshillit Ekonomik-Social për rritje të pagës minimale është kundërshtuar nga Ministria e Financave për shkak të kostos së madhe buxhetore që bart miratimi i këtij vendimi, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, pasi me Ligjin bazik për veteranët e luftës rritja e kësaj page do të çonte edhe në rritjen e pensioneve të veteranëve të luftës.
“Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave, me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të veteranit luftëtar të UÇK-së, e cila nuk mund të jetë më e vogël sesa paga minimale e përcaktuar në Kosovë”, thuhet në nenin 18 të këtij ligji.